Mesha për grekun në Gjirokastër, nëna: Djali im është hero, ai e donte Vorio Epirin


Ditën e sotme në kishën e Bularatit është zhvilluar një meshë për 35-vjeçarin Kostandinos Kacifas, që u ekzekutua të dielën e kaluar nga RENEA pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, pasi nuk pranoi që të dorëzohej.

E pranishme në meshë ishte edhe Vasilia Kaçifa, e cila kërkoi kthimin e trupit të djalit dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit. Nëna e 35-vjeçarit është shprehur se djali i saj do të mbetet hero, pasi e donte Vorio Epirin.

“Të dalë i pafajshëm fëmija im. Konstandini do të mbetet hero dhe do të bëhem nënë e fortë, do ta bëj zemrën gurë për trimin tim. Na mbroni të drejtat tona. Djali e donte fshatin e tij dhe Vorio Epirin”, tha nëna e Kostandinos Kacifas

Ndërkohë që prifti nga mesha i ka bërë thirrje ambasadores greke në Tiranë që të ndërhyjë te autoritetet për të rikthyer trupin e Kacifas në Gjirokastër për ta varrosur. Ish-bashkëshortja e viktimës nuk ka pranuar që të dëshmojë pas thirrjes së prokurorisë duke deklaruar se nuk ka asgjë për të thënë. Konstantinos Kacifa u ezekutua 7 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë.

Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke

Baby Boo