Ministri Bekteshi takoi Sekretaren e Energjisë të SHBA-së, Granholm


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi po qëndron për vizitë në Poloni, në kuadër të Forumit të biznesit si pjesë e Takimit të ministrave të partneritetit për energji transatlantike dhe ndryshime klimatike (P -TECC).

Gjatë kësaj vizite, ministri Bekteshi ka takuar edhe Jennifer Granholm, sekretaren e Departamentit të Energjisë në SHBA, si dhe shqiptarin më të suksesshëm në diplomacinë amerikane, kërçovarin Bix Aliu i Ngarkuar me Punë, a.i. në Ambasadën Amerikane në Varshavë.

Bekteshi dhe Granholm kanë diskutuar lidhur me projektet e Maqedonisë së Veriut në sferën e energjetikës, ku padyshim se edhe mbështetja e SHBA-së nuk do të mungojë!

Baby Boo