Lajçi dëshpërohet që s’ja kuptuan metaforën e “iphone 12”


O s’jeni njerëz bre e s’keni njerëzi!
Ju s’dini as me i lexua as me i marrë vesh shkrimet e mia!
A i keni dy gram shkollë more?
Unë deshta me iu tregua gjithçka që mendova kur isha smutë, e ju e flliqni gojën tue m’sha!
E kuptoj kur ua kr*itikoj komandantat, por pse keni smirë ndaj andrrave t’mia?

Mos kërkova lëmoshë pse u shkrova për dëshirat e mia e paret e kursyeme?
S’iu pengojnë pallatet e villat e kerret luksoze t’komandirave tuej, po kursimet e pensionit tim?
A dini more me lexua çka shkruhet, jo çka juve ju duhet!
Ikni, zhd*ukuni analfabet, se nuk e metitoni sinqeritetin e poetit, artistit, shkrimtarit. Ju jeni zymtësia e verbueme deri n’palcê!

Mos thashë: Aman ma bleni nji iphon, që m’krahasoni me Azizin.
S’jam si ju analfabet që ta kuptoni veç njeriun e pa shkollë! Këtë ju e doni se vetëm kaq tru keni.
Ikni dhe kurrë mos truponi rrugëve t’mia o krimba që e hani vetvetën ku s’duhet, se vetëm shqiptari shpirtzi ta ngjet t’pa bamen e t’pa thanunën!
Une deshta me ju tregua t’vërtetën time, dhe, edhe kjo iu pengoi e deshtët ta interpretoni sipas kutit tuej!
O ikni sa s’jam ikë me marr azil ku s’merret, se nuk e meritoni shpirtin tim të dëlirë!

Baby Boo