Mendime të ndara nga qytetarët për masat e reja


Nga dita e sotme hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese anti-Kovid, sipas të cilave për hyrje në një objekt gastronomik apo ndonjë ngjarje të organizuar do të nevojitet certifikatë që dëshmon marrjen e vaksinës ose vërtetim se e keni kaluar Kovid-19, së paku para një muaj e gjysmë. Pronarët e lokaleve dhe restoranteve të cilët nuk deshtën të prononcohen para kamerave thanë se për masat anticovid janë informuar vetëm nëpërmjet mediumeve si dhe deri më tani nga qeveria nuk ju ka ardhur ndonjë letër se si saktësisht duhet të zbatohen masat antocivid.

Ndërkohë qytetarët janë të ndarë të mendime disa thonë se masat janë për të mirën e tyre dhe të domosdoshme ndërsa të tjerët thonë se I detyrojnë të vakcinohen edhe pse janë të shëndetshëm.
“Këto masat janë për të mirën tonë dmth në qoftë se donë të me rreziku shëndetin edhe të njerzve tjerë. Këto masa nuk janë edhe aq të pëlqyeshme por janë të domosdoshme unë jamë I vaksinuar me dy doza dhe prap maskën e mbajë”…

“Kjo është për cështje sigurie sa më mirë të mbrohemi sepse rreziku është permanent megjithëse unë jam I vaksinuar masat duhet të respektohen. Nuk di çfarë të them mirë është të respektohen masat mirë është që të vaksinohen mirë është të bëhet një seleksionim se ku të futen ata e ku këta”…
“Unë nuk jamë shumë I gëzuar për këto masa por nuk jam I vaksinuar pse të vaksinohem duke e pasur trupin e shëndoshë”…

“Mendojmë që në rregull është pikërisht tani kur numri I të infektuarve është në rritje”…
“Personat të cilët nuk janë të vaksinuar nëse nuk munden në kafe atëher nuk munden as të votojnë le të vendos qeveria për këtë.”, thanë qytetarët.
Për qytetarët të cilët nuk kanë certifikatë , ose kanë certifikatë fallco, gjoba është 250 euro, për një person juridik nga 2,500 deri në 30,000 euro në varësi të madhësisë së objektit, dhe për personin përgjegjës 1,500 euro.

Baby Boo