Ministri Bekteshi do të vizitojë disa kompani të rajonit të Pollogut


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot do të vizitojë disa kompani të rajonit të Pollogut, për t’u njohur nga afër me punën e tyre dhe për mundësitë që u ofrohen kompanive të vendit për të zgjeruar bizneset e tyre.

Ministri Bekteshi në ora 11 është paraparë të takohet me përfaqësuesit e kompanisë për prodhimin e vezëve “Vezë Sharri” nga Tetova, në ora 13 do të vizitojë hapësirat e auto salonit “Autocem“ ku poashtu do të takohet me menaxhuesit e saj, ndërsa në ora 13 e 30 do të vizitoj edhe fabrikën për prodhimin e konstruksioneve metalike “Metalex” në Tetovë. .

Baby Boo