E dhunoi se i kërkoi të vendosë maskë/ Gruaja kërkon urdhër mbrojtje nga ish-bashkëshorti në gjykatë


Gjykatat vazhdojnë te jenë në karantinë. Me përjashtim të këtyre dyerve që janë hapur, si zyra e gjyqtarit për të denoncuar dhunën në familje.

Dhe në fakt dhuna vazhdon të jetë prezente, kryesisht të prindërve të moshuar që dhunohen nga fëmijët, por rastet më tipike janë të dhunës mes partnerëve.

Doloreza i kapërceu shkallët e Gjykatës për të kërkuar urdhër mbrojtje.

Gruaja jeton në të njëjtën shtëpi me ish bashkëshortin, por dhuna vazhdon të jetë prezente. Ashtu siç Top Channel ka raportuar së fundmi, virusi Covid-19 është shtuar si shkak për grindjet në familje. Gruaja u godit nga ish partneri pasi ajo i kërkoi të vendoste maskë për të ruajtur fëmijët.

E mbetur e papunë pasi para Covid-19 punonte si pastruese në një hotel, ajo kërkon ndihmë për sigurinë e jetës.

Dhe në kushtet kur nuk mungojnë rastet e atyre që përfundojnë në pranga, ka edhe raste si ky i këtij çifti që nga stresi i karantinimit u grindën për fotot në Instagram e tashmë që gruaja ka fituar urdhër mbrojtje të dy ata kanë ardhur në Gjykatë për tu pajtuar.

Baby Boo