Ministri Bekim Salii bisedon për heqjen e masave kufizuese në kufi!


Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali gjatë ditës do të zhvillojë bisedë telefonike me homologun e tij nga Kosova, ministrin Rifat Latifi. Temë e bisedës do të jetë masa që është vendosur në pikat kufitare nga ana e Republikës së Kosovës. Siç dihet tashmë, në këtë shtet mund të udhëtoni vetëm nëse keni marrë tre vaksina kundër virusit korona ose dy vaksina dhe PCR test.

Nga vendi ynë ka pasur reagime të shumta, duke e cilësuar kushtin me tre doza të tepërt. Ministri Latifi ndërkaq kërkon që secili qytetar që ka marrë dy vaksina, të marrë edhe dozën e tretë. Ai tha se ekziston mundësia që edhe personat që kanë marrë tre doza të riinfektohen me Covid-19, mirëpo e kalojnë më lehtë.

Baby Boo