Ministri Ademi u takua me ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka


Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, Shkëlqesinë e tij, Fatos Reka. Në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Kulturës, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga shkalla e deritanishme të bashkëpunimit në fushën e kulturës ndërmjet dy vendeve fqinje dhe miqësore. Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë ndajnë interesa të ngjashme në plan të jashtëm-politik, në kuadër të bashkëpunimit rajonal, BE dhe NATO.

Intensiteti i vizitave të realizuara dypalëshe në të gjitha nivelet është një nga treguesit më të mirë të cilësisë së marrëdhënieve të ndërsjella – theksoi ministri Ademi dhe, në kuadër të kësaj, edhe një herë e theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit intensiv mes dy vendeve. Ambasadori shqiptar, Fatos Reka, e theksoi rëndësinë e mbështetjes reciproke në kuadër të bashkëpunimit kulturor mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, veçanërisht në pjesën e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve, duke përmendur mbështetjen e UNESKO-s për krijimin e klubeve nga Maqedonia ku së bashku me partnerët e saj nga Shqipëria realizuan disa aktivitete në kuadër të projektit “Mirëkuptimi dhe respektimi i diversitetit kulturor – inkurajim për bashkëpunimit kulturor për dhe nga të rinjtë”. Qëllimi i projektit ishte të avancohet bashkëpunimi kulturor mes të rinjve nga Republika e Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, të stimulohet mirëkuptimi dhe vlerësimi i dallimeve dhe traditave kulturore nëpërmjet teknologjive të informacionit dhe komunikimit.

Baby Boo