Viti i ri shkollor, fillon me shkollë të re në fshatin Kalisht


Sot nxënësit u janë drejtuar shkollave fillore dhe të mesme për të startuar me vitin e ri shkollor 2018/19. Në komunën e Vrapcishtit viti i ri shkollor fillohet ne kushte normale me disa shkolla te rinovuara.
Në fshatin Kalisht u investua diku rreth 37 000 euro për rinovimin e shkollës fillore të këti fshati. U rinovua pjesa e brendshme por edhe e jashtme e objektit ku 90 nxënësit e këti fshati ndjekin mësimet.
Për PaCensurë krytari i komunës së Vrapcishtit deklaroi se përveç shkollës në Kalisht investim kapital është bërë edhe në Gradec si dhe në disa shkolla të tjera që gravitojnë në Komunën e Vrapcishtit. Më poshtë ju sjellim disa fotografi nga shkolla e fshatit Kalisht.
Nevrij Ademi/ PaCensurë

 

Baby Boo