Ministri Ademi ka zhvilluar takim pune me koordinatorin e Zyrës Programore të TIKA, Ajtekin Ajden


Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, ka zhvilluar sot takim pune me koordinatorin e Zyrës Programore të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA)-Shkup,  Ajtekin Ajden.

Ministri Ademi gjatë takimit ka falënderuar TIKA dhe Republikën e Turqisë për të gjitha donacionet e deritanishme, që janë dëshmi e bashkëpunimit dhe mbështetjes nga ana e TIKA dhe Republikës së Turqisë në të gjitha sferat, sidomos në atë të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Në takim është biseduar edhe për mundësitë e ardhshme të bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe TIKA, si edhe për investimet dhe mbështetjen nga ana e TIKA-s për institucionet nacionale nga sfera e kulturës.

Gjatë periudhës së kaluar me Agjencinë Internacionale Turke të Rinovimit dhe Zhvillimit janë realizuar shumë projekte të rëndësishme nga sfera e kulturës, siç janë: rindërtimi i shtëpisë së lindjes së Qemal Ataturkut në Koxhaxhik, rindërtimi i dhomës përkujtimore të babait të Turqisë moderne në entin dhe Muzeun e Manastirit, konservimi dhe restaurimi i trashëgimisë kulturore nga Periudha Otomane, ndërsa TIKA po ashtu para disa kohësh ka donuar edhe pajisje teknike për Qendrën Nacionale të Konservimit të Maqedonisë, si edhe shumë projekte të tjera.

Agjencia Internacionale Turke e Rinovimit dhe Zhvillimit (TIKA) që nga viti 2005 ka realizuar mbi 850 projekte në Maqedoni në shumë sektorë, që nga arsimi e deri në shëndetësi, nga bashkëpunimi social-kulturor e deri në bujqësi e blegtori.

Baby Boo