Ministrat dhe funksionarët e BDI-së i dëgjuan hallet e banorëve të Çairit (FOTO)


Pushteti të jetë më afër qytetarëve dhe të dëgjojë nevojat e përditshme dhe problemet e qytetarëve, mundësuan takimet e sotme të ministrave dhe funksionarëve të BDI-së me qytetarët e Çairit.

“Ndonjëherë konsiderojmë se Qeveria është vetëm për çështje madhore, ndërsa për qytetarët me rëndësi janë çështjet e vogla ditore dhe problemet që u rëndojnë familjeve të tyre. Nëse i dëgjojmë prej tyre mund t’i ndihmojmë më lehtë të përballen me problemet e përditshme që i sjell jeta”, ka thënë zv/kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.

Ai ka thënë se kjo nuk është pjesë e fushatës së referendumit dhe rastësisht ka ngjarë të jetë tani.

“Filluam para dy muajsh në Likovë dhe Dibër në korrik, pushuam në gusht për shkak të pushimeve dhe ja tani në Çair. Ne edhe pas 30 shtatorit deri në fund të mandatit do të kemi përballej të rregullta që të dëgjojmë qytetarët”, ka thënë Osmani.

Ka apeluar deri te të gjithë qytetarët të cilët kanë mundësi të vijnë në takime të tilla dhe të komunikojnë me funksionar që të munden të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre.

Baby Boo