Grubi: Nuk ka çajtore në Shkup, ku nuk flitet se në Maqedoni qeverisin shqiptarët


Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpalosur sot në Çair promovimi i Sekretariateve të BDI-së në këtë komunë. Zëvendëskryeministri Artan Grubi në fjalimin e tij tha se arritje më të mëdha, nuk janë Korridori 8, as punësimet, as sistemi i i administratorëve, por besimi që kanë njerëzit te kjo parti. Grubi potencoi se nuk ka çajtore apo kafene ku flitet se shqiptarët po qeverisin.

“Merreni programin e BDI-së dhe hidhini një sy sesa nga ato projekte janë realizuar, që nga investimet kapitale, deri te rrogat minimale dhe mesatare. Arritjet më të mëdha, nuk janë Korridori 8, as punësimet, as sistemi i i administratorëve, por besimi që kanë te kjo parti. Nuk ka çajtore në Shkup ku flitet se në Maqedoni qeverisin shqiptarët. Kjo bisedë bëhet nga të gjithë ne, ku sot kemi krijuar kapacitetet për të qeverisur. Për 20 vjet BDI-ja ka krijuar kapacitete qeverisëse. Koha e një apo dy personave në BDI ka mbaruar, koha është e të gjithëve.”- tha Grubi.

Baby Boo