Minatorët e “Trepçës” e shohin si opsion edhe ngujimin në minierë


Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në ditën e katërt të grevës në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e kombinatit “Trepça”, të miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë muajit të kaluar, si formë paralajmëruese, minatorët kanë mbajtur greva njëorëshe. Por, sipas tyre, institucionet nuk i kishin shqyrtuar kërkesat e parashtruara.

Minatorët janë këmbëngulës që pa plotësimin kërkesave të tyre të mos e ndërpresin grevën dhe paralajmërojnë veprime të tjera, më radikale, në rast të mospërmbushjes së kërkesave.

Shyqeri Sadiku nga Sindikata e Trepçës, ka thënë se opsion tjetër i grevës për ta është edhe futja në minierë.

“Situata mund të eskalojë, futja në minierë apo ngujimi aty është opsion që mund të lë edhe pasoja shumë të mëdha te minatorët”, ka thënë ai, për Radion Evropa e Lirë.

Baby Boo