Milikije Halimi i falemnderoj qytetarët për maturinë gjatë fushatës!


Të nderuar bashkëvendas!

Dua t’ju falenderoj për pjekurinë tuaj, për një fushatën të qetë parazgjedhore që u karakterizua në javët e kaluara! Treguam pjekuri, civilizimin dhe ndershmëri ndaj njëri tjetrit, dhe kjo është falë jush!

Kuptohet se në cdo fushatë parazgjedhore, partitë konkurrojnë me ofertat dhe alternativat politike, duke kërkuar mbështetje për opcionin që përfaqësojnë. Përderisa, ofertat politike janë të argumentuara dhe jo te vulgarizuara, një gjë e tillë duhet përshëndetur në frymën e demokracisë.

Ne, në vendbanimet tona, jemi të gjithë të lidhur dhe farefis midis vete! Më vjen mirë që gjatë kësaj periudhe, nuk ka pasur ndonjë incident midis partish politike, që do të kishin efekt edhe mbi relacionet familjare!
Kuptohet, se qytetarët vendosin me votë se cili është opcioni më i mirë për ta, dhe kjo është bërthama e demokracisë. Më i miri fiton, dhe më i miri urohet për fitore!

Uroj edhe ditën e zgjedhjeve, më 15 Korrik, të mbajmë nivelin e civilizimit dhe të votojmë lirshëm për preferencat tona!
Zoti i bekoftë banorët e Komunës së Haracinës!
Milikije Halimi
Kryetare e Komunës së Haracinës

Baby Boo