Reagimi i ministrit të Bujqësisë, për rritjen e çmimit të vajit: “Turp, turp…”,


“Turp, turp…!” Ky është reagimi i ministrit të Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, i cili dukshëm është i shqetësuar nga pyetjet e mediave. Kemi kërkuar përgjigje, a do të justifikohet rritja e paralajmëruar e çmimit të vajit?
Megjithatë, Nikollovski insistoi në përgjigje të pyetjes që të tregojë se çfarë masash po ndërmerr Qeveria për përmirësimin e bujqësisë.

“Por, ministër, këtë po ma thoni tre herë me radhë. Kur njerëzit të shkojnë në dyqan për të blerë vaj, do të jetë 30 për qind më i shtrenjtë. Ju tre herë mi thoni gjërat e njëjta. Ju pyes si ministër i qeverisë, a kanë të drejtë tregtarët, kompanitë të rrisin çmimin e vajit të gatimit tani? Për këtë do i pyesni autoritetet. Cilat autoritete? Ju jeni ministër në Qeveri”, pyet gazetari i Alsat, Ile petrevski.

“Nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë, lexoni ligjet”, tha ministri. “Por ju jeni personi i dytë, i tretë në qeveri”, vazhdoi gazetari.
Çmimi i vajit po thyen sërish rekorde ditët e fundit. Një litër në disa markete shitet edhe për 140 denarë, ndërsa sipas informacioneve në periudhën e ardhshme pritet të shitet me çmim edhe më të lartë.

Vaji ushqimor është në grupin e produkteve ushqimore bazë dhe Qeveria ka për detyrë t’i garantojë gjithmonë çmimet e këtyre produkteve. Konfirmimin e rritjes së çmimeve në baza mujore e ka dhënë sot Enti Shtetëror i Statistikave, i cili ka bërë të ditur se ka një rritje prej 1.7 për qind të çmimit të vajit të gatimit.

Baby Boo