Milan po ja zgjatë kontratën ‘dështakut’ të sezonit


Kapiteni Alessio Romagnoli është pranë rinovimit të kontratës me skuadrën e Milanit, kanë njoftuar të mërkurën mediat në Itali. Thuhet se palët pothuajse kanë arritur marrëveshjen dhe zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë këtij muaji.

Kontrata aktuale i skadon Romagnolit në fund të këtij edicioni, kurse Milani i ka ofruar rinovimin deri në vitin 2025 me pagë vjetore prej mbi tre milionë euro.
Te Milani po e konsiderojnë Romagnolin si lojtar të rëndësishëm dhe 26-vjeçari thuhet se tashmë ka refuzuar ofertat e klubeve tjera për të qëndruar në “San Siro”.
Ai është pjesë e Milanit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Roma dhe këtë sezon ka 11 ndeshje në të gjitha garat.

Baby Boo