Milan përjashtohet 1 vit nga Kupat e Europës


UEFA përjashtoi Milanin për 1 vit nga kupat e Europës. Skuadra e njohur italiane u ndëshkua, pasi shkeli rregullat e Fair Play Financiar, në veçanti të bilancit të pagesave nga viti 2014 – 2017.

Nga ana tjetër klubi nuk mund të garantojë shlyerjen e pagesave të borxhit nga shoqëria amerikane Elliott, i cila i huazoi grupit kinez një sasi të parave për blerjen e Milanit. Kjo masë erdhi pasi UEFA nuk arriti të bindë drejtuesit e Milan që të pranonin marrëveshjen për uljen e shpenzimeve.

Një vendim i rëndë, por Milan mund t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për ta zhvlerësuar. Vendin e Milan në kualifikueset e Europa League nëse CAS nuk shfuqizon dënimin e UEFA-s do ta marrë Fiorentina që është renditur e shtata në Serie A.

Klubi që u ble nga kinezi Yonghong Li vetëm vitin e kaluar po kalon momente të vështira madje mediat italiane shkruajnë se mund të afrohen ortakë të rinj për të forcuar financat.

Baby Boo