Një shkupjan me rrogën më të lart në Maqedoni!


Të hyrat më të mëdha bruto vjetore prej 244,2 milionë denarë për vitin 2021 e ka raportuar një qytetar nga Shkupi, ndërsa pjesën më të madhe të të ardhurave e ka nga paga dhe të ardhurat shtesë nga jashtë në bazë të të ardhurave të tjera personale. Ndërsa pagën më të lartë bruto vjetore në vlerë prej 122,3 milionë denarësh në vitin 2021 e ka pasur një qytetar nga Shkupi dhe është realizuar në veprimtarinë e tregtisë me shumicë me prodhime të duhanit. Pensioni më i lartë në vitin 2021 e ka pasur një pensionist nga Shkupi me pension të huaj të regjistruar në një vlerë prej 5,8 milionë denarësh në vit. Të ardhurat më të larta personale nga puna e kryer janë 121,8 milionë denarë në nivel vjetor, por të hyrat janë realizuar jashtë vendit, sipas rezultateve të prezantuara sot nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP).

Në listën e pagave bruto të renditura më të larta në vitin 2021 janë pagat e paguara në aktivitetet: rritja e derrave, prodhimi i produkteve metalike, spitalet, tregtia farmaceutike, aktivitetet e menaxhimit dhe programimi kompjuterik.

“Për vitin kalendarik 2021, DAP përgatiti dhe dorëzoi një Deklaratë Vjetore Tatimore (DVT) të plotësuar për 788,643 qytetarë. Këta persona në raportet e tyre kanë deklaruar të ardhura bruto vjetore prej afër 366,6 miliardë denarë, ndërsa tatimi mbi të ardhurat personale të llogaritura është 22,3 miliardë denarë. Në krahasim me vitin 2020, të hyrat e përgjithshme të qytetarëve në vitin 2021 janë më të larta për 35,4 milionë, si rezultat i kësaj tatimi në të ardhura personale është më i lartë për 2,7 milionë denarë”, deklaroi drejtoresha e DAP-it Sanja Lukarevska në konferencën e sotme për media.

Sipas analizës, siç tha ai, 49.902 qytetarë kanë pasur të hyra bruto mbi një milion denarë, ndërsa numri më i madh i qytetarëve, gjegjësisht 623.690 persona, kanë pasur të hyra bruto që variojnë nga 100 mijë deri në një milion denarë.

“Në krahasim me vitin 2020, në vitin 2021 është rritur numri i qytetarëve në kufijtë më të lartë, gjegjësisht 25 qytetarë në vitin 2021 kanë realizuar të hyra mbi 100 milionë denarë, ndërsa 757 qytetarë kanë realizuar të ardhura në pragun prej 10 deri në 100 milionë denarë”, tha Lukarevska.

Një qytetar nga Shkupi në vitin 2021 ka arritur fitimin më të madh kapital në vlerë prej 130,1 milionë denarë nga shitja e pjesës së pronësisë, ndërsa dividendën më të paguar prej 203 milionë denarë e ka paguar një qytetari të Velesit nga paguesi aktiviteti i të cilit është tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara kryesisht me ushqime, pije dhe duhan.

Baby Boo