Milaim Zeka tregon për punën në RTK: “Kam kontratë, po veç shkoj pi kafe në mëngjes e dal”


Gazetari Milaim Zeka ka treguar se ka kontratë aktive në Radio Televizionin e Kosovës, por se i mungojnë kushtet për punë. Zeka thotë se çdo mëngjes shkon në punë e pi një kafe dhe largohet, pasi nuk ka vend për tu ulur.
Sipas Zekës, menaxhmenti ka futur njerëz të rinj në punë duke i lënë punëtorët e tjerë pa karrige e kompjuter.

“Unë e kam kontratën e punës në RTK, unë shkojë çdo ditë në punë pi kafe dhe dal a din pse, sepse unë nuk kam as karrige as nuk kam kompjuter thjesht nuk kam vend ku të ulem. Kanë pru njerëz të rinj e na kanë lanë neve pa karriga”, tha Zeka.

Baby Boo