Miku i Gruevskit, ministri hungarez Sijarto, për vizitë në Maqedoninë e Veriut


Ministri i Punëve të jashtme i Hungarisë, Peter Siarto sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Siarto do të takohet me zv/kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani, ndërsa është parashikuar që së bashku të mbajnë pres konferencë.

Nuk bëhet e ditur nëse Ministri Siarto do të shpërndajë detale për azilantin nga Maqedonia, ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Siarto në vitin 2016 ishte pjesëmarrës në njërin nga mitingjet e VMRO-DPMNE-së në Shtip, me çka kishte mbajtur fjalim në gjuhën maqedonase.

Baby Boo