Mikrobiologu kosovar apelon për kujdes: Mund të kemi nga 570 deri në …


Deri tani numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 250 dhe janë shënuar për fat të keq 7 vdekje.

Mikrobiologu i njohur kosovar, Lul Raka, po fton dhe apelon për kujdes shumë të madh nga qytetarët e Kosovës dhe mos të dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre, ai thotë që respektohen masat dhe rekomandimet e dhëna.

Raka po paralajmëron se lakorja e numrit të të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë, pritet të rritet gjatë javëve në vijim.

Sipas projeksioneve të përafërta bazuar në trendin e rritjes së rasteve, në versionin më të mirë të mundshëm, deri më 22 prill mund të regjistrohen rreth 570 raste, ndërkaq në versionin më të keq deri në 5000 raste të të prekurve me Covid-19.

“Një projeksion që e ka bërë një ekspert kosovar, Merkur Beqiri e sipas tij në versionin më të mirë të mundshëm deri më 22 prill do të jenë 570 raste … Në versionin më të keq të mundshëm është mbi 5 mijë”, theksoi Raka ditë më parë në RTV 21.

Raka ka bërë thirrje për kujdese të shtuar gjatë ditëve në vijim pasi numrat mund të rriten në mënyrë eksponenciale duke qarkulluar dhe përhapur vet virusin.

“Kosova tash është në fazën e shpërndarjes së virusit në komunitet, dmth pas fazës fillestare që ka qenë identifikimi dhe konfirmimi i rasteve të para të cilat kanë ardhur nga jashtë, pastaj ka qenë rundi i parë i shtrirjes në komunitet, familje edhe kontakt të ngushtë kurse tashmë kemi të bëjmë me shtrirjen tjetër, në rrethin e tretë si i themi ne, të përhapjes në komunitet. Domethënë numrat rriten në mënyrë eksponenciale. Ne kemi qarkulluar edhe e kemi përhapur virusin. Ato dy javët kanë qenë kritike për të pasur kujdes edhe për të mos e nënçmuar virusin, për përhapjen e virusit. Sjellja e tyre në atë kohë në të cilën më së shumti kanë mund të ndikojnë në lakore, tash shihet rezultati, ditëve edhe javëve në vijim”, theksoi ai.

Baby Boo