Mijallkov: Nuk jam arr*atisur, kam qenë i sëmurë!


Ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov është vetëdorëzuar para pak minutash në Prokurori. Gjatë prononcimit para dorëzimit në Prokurori ai ka thënë se nuk është arr*atisur asnjëherë, por se ka qenë i sëmurë me temperaturë 40 gradë dhe për këtë është vetëizoluar sepse ka dyshuar për simptomat e koronavirusit.

Ai tha se është paraqitur vetë në Prokurori për të sqaruar të gjitha dy*shimet dhe ak*uzat që rëndojnë për të. Po ashtu ai kërkoji falje të gjithëve për rrë*mujën e krijuar në këto ditë, si qeverisë, ministrave dhe instancave të gjyqësorit. Mijallkovi tha se, ashtu siç kishte prononcuar edhe më herët, stili i tij nuk është ai i arr*atisjeve prandaj nuk do ta kishte bërë asnjëherë një gjë të tillë.

Baby Boo