ORCA: Dhuro libra për studentët e universiteteve publike


A e keni menduar ndonjëherë se çka mund të jetë diçka, që kur ndahet me të tjerët, nuk zvogëlohet por rritet!?
Një organizatë në Kosovë ORCA ose ndryshe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim në Kosovë ka organizuar një iniciativë të re në kuadër të granteve studentore. 5 grupe joformale studentore e nga 5 universitete publike të Kosovës (Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universiteti i GJakovës “Fehmi Agani”, Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”) kanë ardhur me një ide interesante për krijimin e këndeve të leximit dhe librit, ku do të realizohen aktivitete të ndryshme për studentët. Grupet e studentëve kanë filluar me rivitalizimin e hapësirave pasi që kanë marrë dritën e gjelbërt nga menaxhmentet.

Ndërkohë, kjo organizatë ka filluar këtë fushatë për mbledhjen e librave nga e gjithë Kosova, për qëllim që në secilin universitet që do të jetë pjesë e projektit, të mbushen këndet e leximit me libra. ORCA fton të gjithë të bëhen pjesë e kësaj iniciative duke dërguar libra në zyret e kësaj organizate, derisa të grumbullohen mijëra tituj për secilin nga universitetet publike. Dhuro libër.
“Ndaje dijen, sepse është e vetmja gjë që kur ndahet me të tjerët nuk zvogëlohet, por rritet”
Librat mund t’i dërgoni në zyret e ORCA-s në adresën: Henrik Bariç nr 6, Prishtinë (afër Gjimnazit “Sami Frashëri”)
Për më shumë informata: 045 423 994, – [email protected]

Baby Boo