MICOTAKIS: Nuk do ta përkrahim marrëveshjen e Prespës


Lideri i Demokracisë së Re greke, Kirjakos Micotakis edhe një herë ka përsëritur se partia e tij nuk do ta mbështesë marrëveshjen e arritur mes Greqisë dhe Maqedonisë për për kontestin e emrit.

Micotakis ka thënë se marrëveshja është arritur në fshehtësi “në mungesë të popullit, Kuvendit dhe në mungesë të partive opozitare”.

Demokracia e Re nuk ka shansë ta ratifikojë këtë marrëveshje as në këtë e as në përbërjen e ardhshme parlamentare. Veprimet e Qeverisë janë të rrezikshme për kombin”, ka thënë Micotakis, i cili në mënyrë indirekte e ka akuzuar Qeverinë greke se nuk reagon dhe nuk përgjigjet në deklaratat që vijnë nga kreu shtetëror i Maqedonisë që kanë të bëjnë me identitetin maqedonas.

Baby Boo