Mickoski: Zaev ka shitur tokë në Strumicë në të cilën vëllai dhe kushëriri i tij kanë ndërtuar banesa

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot e ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se derisa ka qenë kryetar i Komunës së Strumicës ka shitur tokë e cila ka mbaruar në duart e vëllait të tij, Vice Zaev, njofton Portalb.mk.

Baby Shop Charli

“Kryeministri, atëherë kryetar i Komunës së Strumicës Zoran Zaev, duke e shfrytëzuar funksionin e tij, ka shitur tokë shtetërore, e cila pas disa procedurave ka mbaruar në duart e vëllait të tij, Vice Zaev, kompania e të cilit sot atje  ndërton ndërtesa me qëllim të ndotjes enorme dhe pasurim personal”, tha Mickoski.

Sipas tij, më 29.12.2014, është mbajtur ofertë publike për shitje të tokës ndërtimore në Strumicë, ndërkaq në ankand është paraqitur vetëm një person për të dhënë ofertë, Sashko Brndevski, nga Strumica, partner biznesi në njërën nga kompanitë e vëllait të kryeministrit Zoran Zaev, Vice.

Në ankand është arritur çmimi prej 2.300 denarë për metër katror, ndërkaq parcela me qëllim të ndërtimit të objektit për banim kolektiv gjithsej ka qenë e madhe me hapësirë prej 18.462 metra katrorë, transmeton Portalb.mk.

“Komuna e Strumicës ka miratuar të shitet lokacioni për t’u ndërtuar tetë ndërtesa shtatëkatëshe, me hapësirë bruto të ndërtimit prej 52.850 metra katrorë. Në Shkurt të vitit 2016, Zoran Zaev, Sasho Brndevskit i ka dhënë miratim për ndërtim të ndërtesës banuese numër 8. Në të njëjtin muaj në vitin 2016, Brndevski ka nënshkruar marrëveshje për transferim të të drejtave për ndërtim të parcelës me personat juridik “TOTAL INZHINERING” e cila është në pronësi të Vice Zaev dhe Sh.A. “Pellagonija” nga Strumica në të cilin në Bordin Drejtues në atë kohë ka qenë kushëriri i Zaevit, Trajçe Zaev”, thotë Mickoski.

Sipas tij, si kompensim për atë që u ka dhënë të drejtën për ndërtim, personi Sashko Brndevski ka fituar banesë prej 40 metra katrorë.

“Kjo hapë dyshim se partneri i biznesit të zaevëve është vetëm paravani, ndërkaq më pas qartë shihet se ndërtesat ndërtohen mu nga kompania e vëllait të kryeministrit, Zoran Zaev, Vice. Në muajin mars të vitit 2016, Zaev sjell vendim për ndryshim të investitorit ku në vend të Sashko Brdnevskit, investitorë të rinj janë dy ndërmarrjet e theksuara. Ky është rasti ku Zoran Zaev ka shitur tokë në të cilën sot atje ndërton vëllai Vice Zaev. Atje po ndërtohen banesa, ndërkaq përfitimet personale janë të mëdha me vlera milionëshe”, shton Mickoski.

Ai pyet se si mu vëllai dhe kushëriri i kryeministrin e kanë fituar lejen që të ndërtojnë në atë vend, a i kanë shfrytëzuar normat e veçanta të funksionit të Zaevit, në kohën kur ka qenë kryetar i Strumicës, a është ajo konflikt interesi dhe apelon deri te Prokuroria Publike që ta hetojë rastin.

Restorant Burimi  3- Vertok
Sigma Doors