Mickoski: VMRO-ja po shqyrton mundësinë e braktisjes së Kuvendit


Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski thotë se nuk sheh asnjë arsye që deputetët nga partia që ai udhëheq, të vazhdojnë të marrin pjesë në Kuvend për shkak se është shmangur një pjesë nga marrëveshja politike, respektivisht ajo për shpërndarjen e sotshme të Kuvendit.

“Me të vërtetë nuk e shoh më të nevojshme pjesëmarrjen e VMRO-DPMNE-së në Kuvend. Gjatë ditës do të kemi mbledhje të Komitet Ekzekutiv, do ta diskutojmë këtë temë dhe publiku do të informohet në kohën e duhur për hapat e mëtejmë”, pohoi Mickoski, duke shtuar se ekziston marrëveshje për shpërbërjen e Kuvendit dhe kjo marrëveshje duhet të respektohet.

“Do të ishte e ndershme që sot të marrin guximin dhe mblidhet shumica parlamentare dhe ashtu siç jemi mare vesh ashtu edhe të respektohet, të shpërbëhet Kuvendi. Shumë herë kam thënë ja dhe sot do ta përsërisë se në rast se bëhet praktikë shkelja e ligjeve, koha në këtë shtet do të matet deri në ditën kur Zaev në shekullin 21 ka marr funksionin dhe dita kur Zaev ka lëshuar funksionin. Për shkak se janë bërë shumë precedentë, shkelje të ligjeve dhe procedurave. Nuk është mirë, as për shtetin që kështu përmes dhunës të shtyhen gjërat. Ekziston marrëveshje politike dhe ajo duhet të respektohet. Të gjithë që frikësohet që ta respektojnë këtë marrëveshje politike, herët a vonë do t’i bartin përgjegjësitë, çfarëdo që të bëjnë, kjo çështje nuk do të përfundoj me këto gjimnastika politike, por do të përfundoj me mposhtjen e LSDM-së, Zoran Zaevit, Oliver Spasovskit dhe të tjerëve që janë atje, por pas mposhtjes pason përgjegjësia”, tha Mickoski.

Baby Boo