Maqedonia lehtëson kalimin në kufi për një pjesë të kosovarëve


Pas vizitës së ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, në Maqedoninë Veriore, kjo e fundit ka vendosur që ta heqë testin obligativ PCR, për te gjithë qytetarët e Kosovës për dy kategori.
Si masë e parë, Maqedonia e Veriut, heq testin obligativ PCR, për te gjithë qytetaret e Kosovës, te cilët vijnë nga vendet tjera, në Aeroportin e Shkupit dhe udhëtojnë transit për në Kosovë.
Kjo nuk vlen për transportin rrugor dhe as për të kaluar transit nga territori i Kosovës, drejt Maqedonisë se Veriut dhe Aeroportit të Shkupit.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, priti dje në kabinetin e tij ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Armend Zemaj.
Grubi dhe Zemaj diskutuan rreth gjendjes me epideminë e shkaktuar nga COVID-19 në dyja vendet dhe për mundësitë më të mira dhe efikase të ballafaqimit me të.

Dy ministrat gjatë takimit vunë në theks hapjen e pikave kufitare midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, vendim që do të ndihmonte ekonomitë e të dyja vendeve.
Grubi me këtë rast i tha ministrit Zemaj se ai personalisht është për hapjen e të gjitha vendkalimeve kufitare me qëllim të qarkullimittë lirë sipas modelit të shfrytëzuar nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, përmes qarkullimit të lirë pa kërkim të testeve PCR.

Baby Boo