Mickoski: “VMRO-DPMNE është parti fituese, partner i bashkësisë ndërkombëtare”


Lideri i OBRM-PDUKM Hristijan Mickoski në profilin e tij në Facebook shkruan se VMRO-DPMNE është parti fituese, partner kredibil i qytetarëve, partner i bashkësisë ndërkombëtare, shoqërisë civile.

“Çdo fitore që vjen nuk është vetëm rezultat i taktikave të suksesshme, por është një sublime e gjithë përvojës dhe përpjekjes së investuar më parë. Nuk jam njeri që dorëzohem, nuk është në natyrën time. OBRM-PDUKM e reformuar dhe e fortë do të thotë Maqedoni e fortë. Humbja nuk është opsion kur rreziku është Maqedonia, e ardhmja jonë dhe e ardhmja e popullit tonë. VMRO-DPMNE është parti fituese, partner kredibil i qytetarëve, partner i bashkësisë ndërkombëtare, shoqërisë civile. VMRO-DPMNE është e gatshme ta udhëheqë Maqedoninë!”, shkruan Mickoski në Facebook.
OBRM-PDUKM sot mban kongresin e saj ku zgjedhje edhe kryetarin e kësaj partie, ndërsa kandidatë i vetëm për kryetar është Hristijan Mickoski./Telegrafi/

Baby Boo