Një 12 vjeçare vik*tima e parë nga tërmeti në Kroaci


Një tërmet me madhësi 6.4 ballë ka goditur Kroacinë Jugore, me raportime për shumë të plagosur dhe të paktën një vik*timë. Një vajzë 12-vjeçare u vra në Petrinja, tha Kryeministri ndërsa vizitoi qytetin. Kryebashkiaku tha se gjysma e qytetit ishte dëmtuar dhe njerëzit po tërhiqeshin nga rrënojat.

Tërmeti u ndje në kryeqytetin kroat Zagreb, në Bosnjë, Serbi deri në Itali. “Ne po tërheqim njerëz nga makinat, nuk e dimë nëse kemi të vde*kur apo të pla*gosur,” i tha Darinko Dumbovic, kryetari i komunës së Petrinja transmetuesit rajonal N1.

”Ekziston një panik i përgjithshëm, njerëzit po kërkojnë të dashurit e tyre,” shtoi ai.

Ka pasur gjithashtu raporte të lëndimeve në qytetin afër Sisak. GFZ Qendra Gjermane e Kërkimit për Gjeoshkencat njoftoi se tërmeti goditi në një thellësi prej 10 km (6 milje). Shërbimi Kroat i Shpëtimit në Mal tha se ekipet e shpëtimit nga e gjithë Kroacia kishin udhëtuar në Petrinja për të ndihmuar në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit. Kryeministri Andrej Plenkoviç i cili nxitoi për në Petrinja tha: “Ne kemi informacion që një vajzë u v*ra. Ne nuk kemi asnjë informacion tjetër mbi vik*timat.” Një tërmet me madhësi 5.2 god*iti Kroacinë qendrore të hënën.

Baby Boo