Mickoski vjen me propozim të ri për PSP-në


“Ata të cilët akuzojnë opozitën për ligjin për prokurorinë publike vetëm dëshirojnë që të shfrytëzojnë ligjin dhe të sulmojnë VMRO-DPMNE-në. Ajo është kështu sepse sondazhet tregojnë se VMRO-DPMNE do të fitojë dhe prandaj përmes ligjit dëshirojnë që ballafaqohen me VMRO-DPMNE-në”, është shprehur kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, derisa ishte mysafir në Kanal 5.

“Ne në parti kemi formuar ekip për bisedime, por pushteti nuk dëgjon. Nëse jo, atëherë të lëmë pushtetin të bëjnë ç’të duan dhe të lëmë anash VMRO-DPMNE-në. Por, ne kemi vendosur, VMRO-DPMNE do të propozojë ligj të ri për prokurorinë publike. Ne do të bëjmë ligj që do të jetë i përshtatshëm me standardet evropiane. Qytetarët prej kësaj tani dhe prej Prokurorisë speciale publike nuk fituan asgjë, rezultati është i barabartë me zero”, tha Mickovski.

Baby Boo