Mickoski uron besimtrët ortodoks me rastin e festës së “Shën Mërisë së Madhe”


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ua uroi besimtarëve ortodoksë festën e sotme “Shën Mëria e Madhe”, me dëshira për shumë shëndet, fat dhe suksese.

“Festa e sotme le të sjell paqe në shtëpitë tuaja. Festat e tilla le të jenë një motiv që të kujtojmë në mesazhet kyçe të cilat i përhap krishterimi dhe ajo është paqja dhe bashkimi, drejtësia dhe mirësia. Në këto pasiguri dhe kohëra të këqija për vendin tonë, të jemi këmbëngulës në angazhimin tonë për ndërtimin e ardhmërisë së përbashkët. Të kundërshtojmë në padrejtësitë, të luftojmë për jetë më të mirë. Të jemi këmbëngulës kundër korrupsionit dhe krimit të cilat e prishin çdo ind të shoqërisë tonë dhe na tërheqin poshtë. Me bashkim t’i përgjigjemi ndarjeve, sulmeve t’u përgjigjemi me qetësi dhe besim. Të lutemi për rrugë të ndritshme dhe mendim të pastër”, porosit Mickoski. .

Baby Boo