Gjykata Supreme vendos për qytetarët që shkelën vendimin e Qeverisë para miratimit të ligjit


Gjykata Supreme ka vendosur ka marr vendim që qyetarët që kanë shkelur vendimin e Qeverisë para miratimit të ligjit. Supremja ka ka marrë këtë vendim pas kërkesës së Gjykatës Themelore në Gjilan, gjykatë kjo, që ka pranuar disa aktakuza nga prokuroria që kanë të bëjnë me shkelje të vendimit të qeverisë, me të cilin ishte ndaluar qarkullimi i lirë i qytetarëve.

“Ky mendim juridik është nxjerrë pas kërkesës së Gjykatës Themelore në Gjilan, gjykatë kjo, që ka pranuar disa aktakuza nga prokuroria që kanë të bëjnë me shkelje të vendimit të qeverisë, me të cilin ishte ndaluar qarkullimi i lirë i qytetarëve. Ndaj, përmes këtij Mendimi Juridik, është sqaruar se vepra penale e “Mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjate epidemisë” nga neni 250 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nuk mund të konsiderohet e konsumuar nga i dyshuari kur kemi te bëjmë me shkeljen e vendimit në fjalë”, thuhet në komunikatën për media.

“Kjo vepër penale mund të konsiderohet e konsumuar vetëm kur kemi të bëjmë me vendime individuale që organet kompetente të autorizuara me ligj, kanë lëshuar ndaj cilitdo person apo grupi personash për ndonjë masë konkrete që ai/ata të mos veprojnë”, sqarohet mes tjerash në Mendimin Juridik të Gjykatës Supreme. Gjatë seancës është diskutuar edhe për menaxhimin me pandeminë, me ç’rast, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci ka kërkuar që të mos keqpërdoret situata me pandeminë për të munguar në punë, por të shfrytëzohen pushimet vjetore nga gjyqtarët dhe stafi mbështetës.

Baby Boo