Mickoski tregon se sa nënshkrime janë bërë për një orë


Lideri i VMRO – DPMNE-së sot edhe zyrtarisht i dorëzoi Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve iniciativën qytetare për referendum, me pyetjen “A jeni për shfuqizimin e ligjit të ratifikimit të Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë”. Kreu i VMRO-së Hristjan Mickoski ka thënë se janë mbledhur mbi 500 nënshkrime në më pak se një orë për nismën e referendumit.

“Mbledhja e mbi 500 nënshkrimeve në më pak se një orë, edhe pse vetëm 100 nevojiten për nismën e referendumit. Faleminderit për reagimin dhe iniciativën e shpejtë. Populli nuk dëshiron zgjidhje që mohojnë veçantinë dhe identitetit tonë”, ka thënë Mickoski. Që të shpallet referendum obligues, nevojiten të mblidhen 150 mijë nënshkrime, ndërsa që të jetë i suksesshëm duhet të votojnë mbi 900 mijë qytetarë. /KlanMacedonia/

Baby Boo