Për VMRO-DPMNE nuk është e pranueshme marrëveshja me Greqinë dhe me atë shteti vendoset tërësisht në një situat të paparashikuar, ndërsa çështja e referendumit po shfrytëzohet nga qeveria për të hamendur qytetarët.
Këtë mesazh e përcolli lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski kancelarit Sebastia Kurz, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoni.
Në takim, siç thonë nga OBRM-PDUKM, Mickoski ka thënë se i gjithë procesi i bisedimeve është zhvilluar në mënyrë jotransparente dhe se opozita nuk ka qenë e konsultuar, ndërsa marrëveshja nuk reflekton interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Maqedonisë.
“Për OBRM-PDUKM pyetja për referendumin më shumë shfrytëzohet nga pushteti për krijuar konfuzion tek qytetarët me qëllim që të fshihet përmbajtja e vërtet se për çka realisht duhet të vendoset, a ajo është marrëveshja me Greqinë”, thuhet në deklaratë.
Mickoski tha se për anëtarësimi në BE dhe NATO paraqet interes shtetëror dhe se është i hapur për bashkëpunim me Partinë Popullore të Austrisë si parti motra në kuadër të Bashkimit Evropian./Pacensure