Mickoski paralajmëroi shumicë të re parlamentare pas 31 tetorit


Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickosi në konferencën e tij për shtyp deklaroi se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale pret shumicë të re parlamentare, ndërsa siç tha do të nisin bisedimet pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Ai shtoi se partia e tij dhe koalicioni “Për ripërtrirje të Maqedonisë” kanë mbledhur 55.000 vota më shumë sesa LSDM, që sipas tyre kjo është fitore bindëse, mesazh i qartë tek qeveria, ndërsa për ata është një përgjegjësi e madhe.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE
“Për këtë i bëj thirrje opozitës së bashkuar. Së bashku deri tek qëllimi për të ardhme më të mirë. Çdo dallim i joni në opozitë është më i vogël se sa qëllimi i përbashkët që ta rrëzojmë nga pushteti këtë qeveri që të mund Maqedonia të shkojë para. Opozita e bashkuar të majtistëve, qendrës, djathtistëve, me një mision rrëzimin e kësaj Qeverie, banditizmin që sjellë varfëri, jetë të palumtur dhe apati”

Ai ndër të tjera i bëri thirrje qytetarëve që në rrethin e dytë të zgjedhjeve të dalin masovikisht të votojnë, pasi rrethi i parë i zgjedhjeve sipas tij ka treguar pakënaqësi të madhe të popullit.
Ndërkaq, disa ditë më parë kryeministri Zoran Zaev tha se nuk i frikësohet formimit të shumicës së re parlamentare, por sipas tij kjo gjë ka mundur të ndodhë edhe më herët por nuk ka ndodhur, dhe nuk pret të ndodh as në të ardhmen. Ai madje u shpreh se shumica parlamentare aktule vetëm mund të rritet.

Baby Boo