Mickoski: Nuk kam kërkuar amnisti nga Zaevi

Ofertat e ndryshme joformale për hyrjen në Qeveri me qëllim të zbatimit të marrëveshjes me Greqinë janë të pa vend dhe jashtë parimeve të mia morale, ka thënë kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Në statusin e tij në rrjetet sociale ai ka shkruar se kërkesat për amnisti për të cilat flet LSDM se kërkohen nga VMRO si kusht për mbështetjen e marrëveshjes me Greqinë nuk është gjë tjetër pos shpikjeve të dikujt. Mickovski ka shtuar se pjesëmarrja ose jo në një Qeveri të tillë nuk do ta bëj marrëveshjen më pak të dëmshme për Maqedoninë dhe qytetarët e saj, por përsëri një ofertë e tillë është dëshmi e sigurt se ata të cilët qëndrojnë pas tij, janë të vetëdijshëm se qytetarët nuk e miratojnë pjesën e tyre kapitulluese.