“Qiti paret”, “thirri menaxherat” – qytetari sulmon me gurë objektin e Vala’s në sheshin e Prishtinës


Një qytetar ka sulmuar me gurë objektin e Vala’s në sheshin e kryeqytetit, duke shkaktuar dëme në xhamat e derës hyrëse në këtë objekt. Në një video të cilën e ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net, ai dëgjohet duke bërtitur “Qiti paret”, në drejtim të punonjësve të Valës, pasi i njëjti ka pasur mosmarrëveshje me ta.

“Le të vinë policia. S’guxoni me m’jep përgjigje? Thirrni menaxherat”, thotë ai tutje me nervozizëm. Punonjësit e Valës, në anën tjetër, nuk kanë provuar ta ndalojnë qytetarin pasi ai po reagonte shumë ashpër. /Reporteri.net/.

Baby Boo