Mickoski nuk e pranoi ftesën të mbajë fjalim në protestën para Kuvendit


Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski sot u përfshi në protestën kundër ndryshimeve kushtetuese para Kuvendit, por edhe pse i ftuar nuk mbajti fjalim në skenën e improvizuar, njofton Koha.

Disa herë, përmes mikrofonit të foltores së improvizuar, demonstruesit i ftuan Mickoskin të mbajë fjalim para qytetarëve dhe publikisht t’u tregojë nëse do të votojnë ose do të refuzojnë të votojnë, por ai nuk iu përgjigj thirrjeve të tyre.

Pas disa thirrjeve dhe hapjes së rrugës deri tek skena e improvizuar, qytetarët e mbledhur filluan ta gjuanin Mickoskin.

Mickoski, në një deklaratë për mediumet prej para Kuvendit, paraprakisht tha se VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” në seancën e sotme nuk do të japin legjitimitet për ndryshimin e Kushtetutës sepse, siç shtoi, ndryshimet e tilla nuk kanë legjitimitet nga qytetarët.

“Fuqishëm jemi të bindur se ato janë të dëmshme dhe lënë shenjë të përhershme ndaj dinjitetit kombëtar të Maqedonisë dhe e ndryshojnë identitetin, para së gjithash atë institucional”, deklaroi Mickoski.

Ai, gjithashtu, u bëri thirrje qytetarëve të mos i nënshtrohen provokimeve, as informacioneve të paramenduara dhe konstruksioneve nga strukturat e filtruara policore.

Baby Boo