Familjarët dhe miqtë e Will Smith thonë se aktori duhet të marrë terapi, të largohet për një kohë nga aktrimi

Celebrities spotted inside the 94th Oscars Pictured: Will Smith,Jada Pinkett Smith Ref: SPL5299875 270322 NON-EXCLUSIVE Picture by: Richard Harbaugh/A.M.P.A.S. / SplashNews.com Splash News and Pictures USA: +1 310-525-5808 London: +44 (0)20 8126 1009 Berlin: +49 175 3764 166 [email protected] World Rights,

Familjarët dhe miqtë e Will Smith po përpiqen të jenë sa më pranë aktorit pas skandalit të ndodhur të dielën e kaluar në “Oscars 2022”. Ndërkohë që ylli i “King Richard” ka qenë shumë i përfolur në Hollywood dhe më gjerë, ai po merr një mbështetje të madhe nga miqtë. Pavarësisht “sikletit” të tyre për situatën, miqtë e Smith i kanë “dërguar mesazhe private dhe janë përpjekur të jenë aty për të”, zbuloi një burim për Entertainment Tonight.

Burimi vazhdoi të thoshte se shuplaka e Smithit ndaj Rockut tregoi se “ka shumë zemërim të brendshëm te Will”.
“Incidenti i tij në Oscars është vetëm një nga ato që doli”, vazhdoi burimi. Burimi më tej shtoi se të afërmit e tij mendojnë se “ai duhet të marrë një pushim nga aktrimi, të shkojë në terapi dhe të zgjidhë problemet”.

Smith dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, pasi një proces disiplinor filloi javën e kaluar. Në një deklaratë të publikuar të premten pasdite, 53-vjeçari tha se “do të pranojë plotësisht çdo pasojë për sjelljen time. Veprimet e mia në prezantimin e 94-të të çmimeve ‘Oscar’ ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme”.

Baby Boo