Mickoski: Në këtë përbërje parlamentare s`ka ndryshime kushtetuese


“Në zgjedhje nuk premtuam ndryshimin e kushtetutës”

“Parlamenti punon me diktat të Bullgarisë dhe e kemi paralajmëruar Qeverinë që të mos pranojë gjithcka – ka deklaruar lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sic njofton KlanM, duke u shprehur se në këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. “Ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë për shkak se kjo përbërje nuk do të punojë sipas diktatit bullgar. Marrëveshja u negociua përkundër faktit që ofruam ndihmë në procesin negociues. Nëse ju kujtohet press-konferenca ime, u refuzova nga Qeveria e BDI-së që mbështetet nga LSDM-ja me arsyetimin se nuk u duhet ndihma. Dakorduam aneks të marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë, kurse më pas nuk mund ta realizonin marrëveshjen për shkak se qartazi ato kushte që vlenin në të kaluarën, në këtë përbërje parlamentare nuk do të vlejnë dhe nuk do të realizohen. Këtë e ka të qartë edhe Kovacevski edhe Ahmeti. Ne nuk dolëm në zgjedhje që para qytetarëve të premtojmë ndryshime kushtetuese”, deklaroi Mickoski./KlanMacedonia

Baby Boo