Mickoski konfirmoi 2 qershorin, si ditë të protestës popullore të VMRO-së


Komiteti qendror i OBRM-PDUKM-së opozitare mbrëmë mbajti mbledhjen e saj të radhës, ku ka vendosur që më 2 qershor, në ora 20:00 të mbahen protesta kundër qeverisjes së tanishme.

Me këtë rast, lideri i partisë, Hristijan Mickoski tha se kjo gjeneratë e tretë e partisë ka mësuar nga gjenerata e parë, u rrit në gjeneratën e tretë, dhe si qëllim kryesor e detyrë ka mundjen e mbetjeve të tranzicionit, dhe se kjo fitore do të fillojë me protestë të madhe popullore më 2 qershor.

Ai nuk ka bërë të ditur nëse do të ketë vetëm një protestë, apo do të ketë një varg protestash, ashtu siç paraprakisht kishte paralajmëruar kjo parti politike./Telegrafi

Baby Boo