Mickoski i shkon Selës në Strugë, mbështetje për të gjithë kandidatët e ASH-AAA


Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski gjatë ditës së sotme ka takuar kreun e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në Strugë, përcjell in7

Mickoski ka dhënë mbështetje për të gjithë kandidatët e ASH-AAA ku garojnë për zgjedhjet e 17 tetorit.

Në njoftimin zyrtarë në faqen e ASH-së njoftojnë se Qëllimi prioritar dhe i vetëm i partive opozitare në këtë periudhë është fundi i krimit dhe korrupsionit në pushtetin lokal.

“Qëllimi prioritar dhe i vetëm i partive opozitare në këtë periudhë është fundi i krimit dhe korrupsionit në pushtetin lokal. Mbështetja e ndërsjellë e kandidatëve në komunat që aktualisht qeverisen nga ky pushtet i dështuar, ishte tema qëndrore në takimin e sotëm mes kryetarëve të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Komunat duhet t’u kthehen qytetarëve, të qeverisen nga njerëz të ndershëm dhe të pastër, të cilët do të sigurojnë kushte cilësore për qytetarët”, thuhet në njofimin e Aleancës për Shqiptarët në facebook.

Baby Boo