Ilir Hasani ka dy fjalë pse duhet të votoni Erkan Arifin


Zv. Ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani përkrah për kandidat të komunës së Likovës Erkan Arifin ai shkruan:
“Të dashur bashkëvendasit e mi,
Të dashur banorë të Komunës së Likovës,

Të nderuar likovas. Rrallë ndonjë komunë në Maqedoni do të përfitojë nga Agjenda e Blertë si komuna e Likovës. Pasuritë natyrore që ka kjo komunë, i japin përparësi në shfrytëzimin e fondeve ndërkombëtare që do të sjellë Agjenda jonë.

Mirëpo, duhet ta pranojmë se për të tërhequr këto fonde nevojitet kryetar komune i përgatitur mirë dhe ekip profesionist. E ju e dini më mirë se unë, që ky person është kryetari aktual, Erkan Arifi.
Jam i bindur se Erkani për momentin është një ndër kryetarët më të përgatitur në Maqedoni, për tërheqjen e fondeve të huaja. Erkani, si rrallë ndonjë kryetar tjetër në komunat rurale, din se si duhet punuar për të sjellë mjete në komunën tuaj. Këtë e ka dëshmuar, sepse karriera e tij profesionale filloi me projekte, kurse vazhdoi me projekte edhe si kryetar komune.

Të nderuar likovas, rezultatet e Erkanit në këto katër vite, që ju i dini edhe më mirë se unë, më japin të drejtë vëllezërisht të ju drejtohem që t’i jepni mbështetje të madhe Erkanit, duke kërkuar që me 17 tetor të caktohet fituesi në rrethin e parë. Fitorja e Erkanit në raundin e parë është në interes të komunës së Likovës, sepse Erkani menjëherë të nesërmen do të fillojë me punë për realizimin e projekteve të reja. Likovës i duhet edhe shumë punë, nuk ka kohë për të humbur. Me Erkanin nuk fiton BDI-ja, por fiton Likova. Ai posedon pjekurinë e nevojshme për të përfshi në programin komunal edhe projektet serioze që vijnë nga kandidatët tjerë, ani pse janë prej partive tjera. Në katër vitet e kaluara, Erkani tregoi ka sjellur në komunën e Likovës një frymë perëndimore të bashkëpunimit me të gjithë, pa marë parasysh cilës parti i takon.

Ai është shok dhe mik i sinqertë me të gjithë, e mbi të gjitha punëtor i përkushtuar.
Prandaj pa dyshim votoni Agjendën e Blertë, votojani votën mikut tim Erkan Arifi -t”

Baby Boo