Mickoski i hakmeret Andonovit, ia shkarkon djalin nga gjitha pozitat në VMRO


Konferencë për media sot para selisë qendrore të VMRO-DPMNE-së ka mbajtur Oliver Andonov, ish-ministër i Punëve të Brendshme dhe deputet i VMRO-DPMNE-së, i cili së bashku me fraksionin e sapoformuar kërkon dorëheqjen e liderit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Por, pas shtypit të profesorit, djali i tij Aleksandar Andnonov është thirrur urgjentisht në zyrën e Hristijan Mickoskit. Edhe pse Aleksandar Andnonov detyrat e tij partiake i kreu me ndershmëri dhe dinjitet, shpejt dhe pa asnjë problem, Mickoski nuk arriti të përballet me kotësinë e tij dhe e shkarkoi Andonovin nga të gjitha pozitat në Unionin e të rinjëve në parti.

Siç mësohet, Mickoski nuk ka pasur vërejtje as për veprën e Aleksandar Andonovit, i vetmi kundërshtim ka qenë vepra e babait të tij.

Kjo sjellje e Mickoskit dhe revanshizmi ndaj të gjithëve që nuk e ndajnë qëndrimin e tij është edhe një tregues se problemi më i madh që ka opozita është pikërisht totalitarizmi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së.

Aleksandar Andonov ka qenë anëtar i komitetit ekzekutiv të rinisë, kurse babai i tij Oliver Andonov dikur ka qenë anëtar i kabinetit të Hristijan Mickoskit.

Baby Boo