Festìm Halìlì: Sot u hap Laboratorì ì parè ÌNO FAB LAB


Drejtori i DFIZHT-sè Festim Halili shkruan: Sot u hap INO FAB LAB, laboratori i parë Fab Lab në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili u themelua me mbështetjen e Fondit në kuadër të “Sfida për krijimin e laboratorëve të prodhimit FAB LABS”.
📍 DFIZHT Halili : Një fokus i veçantë i FIZHT-it është mbështetja e të rinjve të cilët janë e ardhmja jonë dhe krijimi i kushteve dhe kulturës së ndërmarrësisë tek ata, nga ku shumica prej tyre të qëndronin dhe ndërtonin të ardhmen e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këta laboratorë do t’u ofrojnë të rinjve qasje në teknologji dhe materiale të avancuara dhe për këtë arsye jam veçanërisht krenar që në këtë mënyrë u japim shans dhe mundësi të gjithë të rinjve entuziast të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre si dhe të fitojnë përvojë përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në kërkimin shkencor-hulumtues dhe të ndikojnë në zhvillimin e karrierës së tyre dhe të shoqërisë sonë.
———-

Baby Boo