Mickoski fiton gjyqin kundër LSDM-së pas fyerjeve dhe shpifjeve


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejbuk e postoi aktvendimin e Gjykatës themelore qytetare Shkup në dobi të tij në rast me LSDM-në, për shkak të postimeve në Fejsbukun e partisë në të cilin e quajnë “piun i Gruevskit”.

Sipas Gjykatës, postimi në të cilin nga LSDM-ja kanë shënuar “Piuni anti-perëndimor Hristijan Mickoski është dorë e zgjatur e kriminelit Nikolla Gruevski”, në pajtim me nenin 6 nga Ligji për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe paraqet shkelje. Si shpifje janë theksuar në aktvendim edhe dy deklarata të LSDM-së. Mickoski në këtë rast ka kërkuar kompensim simbolik prej një euro.

Gjykata themelore në qytetin e Shkupit, ka vendosur në favor të Mickoskit dhe në këtë rast kundër kryetarit të Integra, Lupço Ristovskit për dy deklarata në të cilat ai thotë se lideri i VMRO-DPMNE-së e ka shitur emrin dhe se është shantazhuar dhe të cilët në aktvendim janë të theksuar si shpifje.

Gjykata njëherit, në aktvendimet u imponon LSDM-së dhe Ristovskit, të njëjtat t’i publikojnë në gazetë në afat prej 15 ditëve, si dhe t’i paguajnë shpenzimet gjyqësore Mickoskit në mënyrë përkatëse në vlerë prej 12.098 denarë, gjegjësisht 33.927 denarë në afat prej 15 ditëve nga dita e aktgjykimit përfundimtar.

Baby Boo