Mickoski: Është nënçmuese që BDI-ja të propozojë kryeministër


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka dalë kundër Qeverisë teknike dhe kundër që Bashkimi Demokratik për Integrim të propozojë kryeministër për Maqedoninë e Veriut.

Në intervistë për Kanal 5, Mickoski tha se duhet të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe të shfuqizohet edhe Qeveria teknike si nocion.

Nuk shoh më shumë nevojë për Qeveri teknike, për shumë arsye. E para, për mua, si qytetar, si politikan është nënçmuese që partia e cila kohës së fundit është në qendër të skandaleve, dhe ajo është që Bashkimi Demokratik për Integrim të propozojë kryeministër. Nuk e di se çfarë cilësie mund të sjellë ai kryeministër dhe të shtojë vlerë? E dyta – vlerësoj se shteti që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Europian, duhet të tregojë pak përgjegjësi, gjegjësisht pjekuri dhe ne duhet të tregojmë se jemi të pjekur”; tha Mickoski duke shtuar se duhet të ndryshohet Kodi Zgjedhor dhe të fshihet pjesa e Qeverisë teknike./TV21

Baby Boo