Zj*arr në Pehçevë, mbyllet rruga nga Dellçeva


Zj*arr i madh ka kapluar pasdite rajonin e Pehçevës. Në postimet e qytetarëve në rrjetet sociale thuhet se zja*rri po zgjerohet me shpejtësi duke kërkuar ndihmë nga autoritetet.

Kreu i Komunës së Pehçevës Dragan Trençovski tha se janë marrë të gjitha masat dhe është kërkuar ndihmë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim. Drejtuesi i Qendrës për menaxhim me kriza Stojançe Angellov tha se për lu*ftë me zj*arret në Pehçevë janë dërguar pesë helikopterë, dy vendor dhe tre nga Serbia. Në këtë drejtim u apeloi qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të respektojnë masat. Për shkak të zjarreve që përfshinë rajonin e Pehçevës dhe Dellçevës, nga policia njoftuan se rruga rajonale që lidh këto dy qytete është ndaluar për qarkullim deri në stabilizimin e gjendjes.

Baby Boo