Mexhiti e themeloi sot partinë e re, emra të njohur pjesë e partisë


Lëvizja Demokratike është partia e re në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, lider i së ciës do të jetë nënkryetari dhe deputeti i deritanishëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti. Kjo parti sot mbajti kuvendin themelues, transmeton Portalb.mk.

Mexhiti në fjalën e tij theksoi se misioni nismëtar i Lëvizjes Demokratike është të bashkon eksperiencën e së kaluarës me vullnetin e së ardhmes, jo me teori politike, por me shfrytëzim të eksperiencave të atyre lën mënjanë përkundër përjetimeve e njohurive të moshës, si dhe me angazhim dhe inkurajim të të rinjve me arsimimin, dituritë, ekspertizat dhe energjitë që nuk shfrytëzohen as për së afërmi mjaftueshëm.

“Eksperienca e moshës fisnikëron vullnetin e rinisë. Tradita frymëzon ardhmërinë. Vuajtja dhe persekutimi i paraardhësve edukon dhe cementon vendosmërinë e trashëguesve. Ku është potenciali që do të dikton fuqinë e Lëvizjes Demokratike si forcë unifikimi, si fuzion dallimesh që bëjnë bashkimin e fuqisë”, tha ai.

Mexhiti potencoi se nuk kanë lëvizur nga inercioni personal, por nga vendosmëria të lëvizim gjerat përpara, për të mirën e përgjithshme përmes kontributit personal.

“Nuk na solli këtu inati, por koshienca. Nuk na solli lakmia por na frymëzoi vullneti. Nuk u bashkuam për të qen kundër, por për të qen prijës. Nuk u tubuam nga mllefi, por nga entuziazmi. Nuk lëvizëm nga inercioni personal, por nga vendosmëria të lëvizim gjerat përpara, për të mirën e përgjithshme përmes kontributit personal”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se në këtë Lëvizje do të gjeni memorjen për diferencimin ideo-politik të tetëdhjetave që sakatoste inteligjencën tonë, të planeve për rrënim të mureve që mbronin familjen Shqiptare, për mbrojtjen e flamurit në Tetovë e Gostivar, për protestat rinore në Kumanovë të prera me brutalitet policor, për të rinjtë e prangosur nëpër veturat blu, për vendosmerinë strugane për të mbrojtur gjuhën, për akcionet që vranë fqinjte, shokët tanë, për ditët kur bulevardi nga Qeveria e deri te Spitali Ushtarak ishin përplot Shqiptar që dërgonin mesazhin nga qyteti më i madh Shqiptar dhe më i lashtë Dardan.

“Sot, beteja për antarësim fuqiplotë në BE nënkupton sakrifica tjera, të vet-kontrolit, të vet-disciplines, të anashkalimit të përfitimit personal në kurriz shoqërorë, te respektimit të ligjit dhe anasjelltas – të ekzekutimit të ligjeve ashtu që respektojnë sovranin, të prioretiimit të cilësisë dhe avancimit të meritokracisë. Kemi përjetuar lufta kundër nesh. Kemi tejkaluar tentativat për të provokuar konflikte brenda sojit, tani radha është lufta kundër mangësive tona, kundër inateve të imëta, klanizmit e nepotizmit, mbi të gjitha kundër egoizmit që na pengon të kuptojmë dhe pranojmë se suksesi i secilit prej nesh është përfitim për gjithë ne. Prandaj, Lëvizja Demokratike nuk konsideron se mjafton me verbalizmi pro-BE, reproduktimi ligjesh pa respekt të frymës ligjore BE, të vardisjes ndaj byrokracisë BE pa pranim dhe implementim të vet vlerave, standardeve, kritereve dhe eksperiencave Europiane paraprinin krijimin e BE-se. Nuk mjafton më të jemi pro-BE, nëse nuk sillemi ashtu siq jemi dhe ashtu si kërkohet të bëhemi – Europian në vete dhe Europian si tjerët”, vuri në dukje kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Aktivitetet për themelimin e subjektit të ri politik në Maqedoninë e Veriut i filloi Izet Mexhiti në hapësirat e Komunës së Çairit. Aty ai ishte i shoqëruar ndër të tjera edhe nga deputeti Kastriot Rexhepi, deputetja Merita Koxhaxhiku, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe personalitet tjera.

Mexhiti pas paralajmërimit për themelimin e subjektit politik, ka zhvilluar takim me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, dhe kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin. Pas takimit të tre politikanëve, ata bënë të ditur se kanë biseduar për krijimin e një fronti të përbashkët opozitar si një domosdoshmëri në skenën politike shqiptare.

Baby Boo