Mevlutja u v*ra nga Dan Hutra, vëllai i saj kërkon ndihmë për mbesën jetime: Babai s’interesohet fare, më dhimbset!


Dan Hutra, një javë më parë vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në Paskuqan dhe Kodër-Kamëz. Viktima të masakrës së Hutrës mbetën edhe dy anëtare të familjes Hysa në Paskuqan, Mevlute Hysa, vajza e shtëpisë dhe Hasime Dafku nusja e re.

Hasime Dafku kishte pak muaj që ishe martuar dhe ishte në muajt e parë të shtatzënisë, ndërsa Mevlute Hysa kishte pak kohë që ishte bërë mama. 30-vjeçarja 4 muaj më parë kishte sjellë në jetë një vajzë e cila tani është jetime.

Erjon Hysa, vëllai i Mevlutes i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë një apel. Ai thotë se mbesa e tij 4 muajshe tani është jetime pasi mamaja iu vra në mënyrë të pafajshme, ndërsa i ati ka probleme të shëndetit mendor dhe nuk interesohet për të. Hysa thotë se motra e tij para se të ndodhte ngjarja e rëndë ka jetuar te prindërit në Paskuqan. Por tani që ajo humbi jetën askush nuk mund të kujdeset për foshnjen 4 muajshe, pasi nëna dhe motra janë ende në spital.
Për këtë arsye ai kërkon ndihmë nga shqiptarët për ta ndihmuar sado pak mbesën e tij.
Hysa dëshiron të qartësojë opinionin publik rreth njohjes së motrës së tij Elena(Alketa) me Dan Hutrën. Ai thotë se motra nuk është njohur me të një klub, ashtu siç u raportua në media, por me shkuesi. Sipas Hysës, motra dhe Hutra janë njohur sipas zakoneve dhe kafen e kanë pirë në një lokal.

Më poshtë gjeni të dhënat e bankës që këdo që ka dëshirë të ndihmojë foshnjen 4 muajshe, pa nënë dhe pothuajse edhe pa baba.

Baby Boo